Nis gjyqi ndaj Netanyahut, i pari kryeministër i Izraelit që përballet me një proces penal gjatë ushtrimit të detyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis gjyqi ndaj Netanyahut, i pari kryeministër i Izraelit që përballet me një proces penal gjatë ushtrimit të detyrës

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem.

Netanyahu, që është kryeministri i parë i Izraelit, që përballet me një proces penal në kohën sa është në detyrë, është i obliguar që të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit në mandatin e pestë.

Netanyahu po akuzohet për ryshfet, mashtrim në tri raste të ndara. Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media.

Advertisement

Gjyqi ndaj Netanyahut ishte paraparë që të niste më 17 mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy