Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

 

Ajo tha se kërkesa “do të merret në vlerësimin tonë”, duke përkrahur kështu gatishmërinë e Ukrainës për të nisur negociatat për marrjen e statusit kandidat në BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 e 24 qershor, ku pritet që çështja të diskutohet edhe më gjerë.

 

Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti që nga pushtimi rus, ku më 8 prill 2022 ajo do t’i dorëzonte Zelenskit një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje në lidhje me informimin e Këshillit Evropian nga Komisioni, i cili përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në atë vizitë, Presidentja Von der Leyen tha se “Ukraina i përket familjes evropiane”, megjithatë disa vende të BE-së kanë shprehur kujdes për t’i dhënë Ukrainës një proces të përshpejtuar të kandidaturës, shkruan BBC.