Scholz në Prishtinë, Kurti: Në fund të vitit aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE, na përkrahni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz në Prishtinë, Kurti: Në fund të vitit aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE, na përkrahni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Prishtinë.

Në fjalën e tij Kurti i ka bërë me dije Scholz se Kosova është e gatshme të paraqesë një aplikim për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në fund të këtij viti.

Advertisement

“Një moment vendimtar për rajonin tonë dhe Europën. Pas agresionit rus në Ukrainë bota që njihnim para shkurtit ka ndryshuar. Në këtë kohë kancelari ka treguar vizion në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave civile të përbashkëta. Ne jemi të bashkuar nga njerëzit tanë. Mijëra ushtarë gjermanë ka shërbyer në Kosovë prej NATO-s dhe Gjermania është shtëpi e mbi 400 mijë kosovarëve. Kanë kaluar 23 vjet prej se Gjermania dhe 18 vendeve të tjera të NATO-së u bënë bashkë për të ndaluar gjenocidin serb. Jemi dy ditë larg ditës së çlirimit të Kosovës dhe të gjithëve na kujtohen pamjet e asaj kohe, kur pritëm ushtarët e NATO-s dhe ushtarëve gjermanë.

Bashkimi Europian llogariti se për rindërtimin e Kosovës duheshin mbi 4 miliardë euro. Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës dhe ndihmave humanitare. Sot e sigurova kancelarin se përkundër rrethanave të vështira socio-ekonomike qeveria jonë po vazhdon me reforma. Po punojmë për përmbushjen e reformave të nevojshme për përmbushjen e liberalizmit të vizave dhe integrimit europian. Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti

Në këtë drejtim nevojë urgjente është anëtarësimi i Kosovës në programin për paqe të NATO-s. E vazhduam bisedën për hapat e radhës për liberalizmin e vizave. Sa i përket çështjes së dialogut me Beogradin tregova se jemi treguar palë kretaiive dhe të gatshëm për zgjidhje”, tha Kurti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy