“Faji i ujdive së Brukselit”, Albin Kurti: së shpejti nis faturimi i energjisë në veri të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Faji i ujdive së Brukselit”, Albin Kurti: së shpejti nis faturimi i energjisë në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shumë shpejt do të vijë dita që qytetarët e katër komunave në veri të vendit të paguajnë energjinë elektrike.

Për këtë problem të ngritur nga opozita, shefi i qeverisë tha se ai është i trashëguar dhe vjen si pasojë e marrëveshjeve të dëmshme të arritura në Bruksel.

“Është e vërtetë që ne kemi qenë kritikë kur kemi qenë në opozitë, andaj sot e kemi trashëguar këtë gjendje, e cila na ka vërtetuar dhe dëshmuar se kemi pasur të drejt në kritikën tonë. Janë bërë shumë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel, dhe ne po i vuajmë pasojat tani.

Në raportet tona që i kemi atje edhe me partnerët ndërkombëtarë, por edhe në bisedimet me Serbinë, argumentet kryesore kundër nesh janë dakordimet e pajtueshmëritë e qeverive paraprake.

Advertisement

Pra, unë duhet të operoj me trashëgiminë e lënë më herët. Po bëj më të mirën e mundshme në funksion të kushtetutshmërisë, në funksion të sovranitetit të Kosovës dhe pa dyshim që nuk do të dëshiroja që të jemi në këtë gjendje.

Me krejt çfarë dimë e mundemi, sa më shpejt do të vij dita që të filloj faturimi edhe atje në veri, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës, e në veçanti dëmtuesit më të mëdhenj janë pikërisht ata të cilët me qëndrimet tyre kundër Kosovës edhe nuk e paguajnë energjinë elektrike”, u shpreh Kurti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy