Edhe mbrëmjen e së martës vijuan trazirat kaotike në kryeqytetin Italian, Romë. Në përplasje të pashembullta me forcat e policisë, protestuesit sulmuan me fishekzjarrë si dhe mjete të forta e i vunë zjarrin objekteve që gjendeshin në rrugë.

Mbështetës të partisë neofashiste “Forca e Re” të cilët u mblodhën në sheshin e popullit, reaguan ashpër edhe ndaj gazetarëve, duke i përzënë ata.

Protestat janë zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit fqinj dhe vijojnë nga dita e diel, kur u firmos dekreti i r ii kufizimeve për menaxhimin e pandemisë. Kryeministri Xhuzepe Konte në një konferencë për shtyp paralajmëroi qytetarët se vendi mund të shkojë sërish drejt mbylljes tërësore nëse nuk respektohen masat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER I ITALISE

“Nëse i respektojmë këto masa, kemi një shans të mirë për t’u përballur me dhjetorin me qetësi , pa një sistem shëndetësor të stresuar. Përndryshe do ta shohim veten përpara nevojës për një bllokim të përgjithshëm dhe ne duhet ta shmangim atë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë edhe në Gjermani, Francë dhe disa vende të tjera të Europës po konsiderohen masa të tjera për parandalimin e sëmundjes.