Conte: Të shmangim një bllokim të dytë, duhet të jemi vigjilentë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Conte: Të shmangim një bllokim të dytë, duhet të jemi vigjilentë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte bëri thirrje për italianët që të zbatojnë rregullat me qëllim që vendi të mos rikthehet në bllokim. Ai theksoi se virusi është ende mes nesh dhe se të gjithë duhet të tregohen vigjilentë.

 

“Ne duhet të shmangim një bllokim të dytë të përgjithshëm, kështu që të qëndrojmë vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë kur është e nevojshme. Ne jemi akoma në pandemi: të forcuar nga përvoja e pranverës së kaluar ne duhet të mbajmë nën kontroll rritjen e kurbës. Duhet të shmangim ndalimin e aktiviteteve prodhuese, mbylljen e zyrave publike dhe mbylljen e shkollave.”

 

Advertisement

Në disa zona në Itali kanë hyrë në fuqi masa të reja, pas shtimit shqetësues të rasteve të reja. Të enjten, autoritetet shëndetësore raportuan për më shumë se 16 mijë të infektuar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy