Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë urdhëruar largimin e personelit të tyre nga Bangladeshi si masë paraprake, pas protestave masive që çuan në dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina.
Departamenti i Shtetit tha se lëshoi urdhrin të hënën, duke sqaruar se ambasada e SHBA do të mbetet e hapur, por me aftësi të kufizuara operacionale.
Uashingtoni kishte paralajmëruar që nga muaji i kaluar amerikanët të mos udhëtonin në Bangladesh, duke përmendur trazirat, krimin dhe terrorizmin.
Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë S Jaishankar tha se Nju Delhi po monitoronte situatën në lidhje me situatën e pakicave dhe derisa të rivendoset rendi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";