Shumë po pyesin pse Kina në muajt e fundit të vitit 2021 u bë protagoniste e një manovre të pazakontë në tregje.

Udhëheqja e Xi Jinping ushqeu mes analistëve spekulime të të gjitha llojeve mbi një strategji që asokohe dukej e pakuptimtë.

E gjitha kjo filloi në tetor të vitit të kaluar kur u rrit çmimi i grurit të tregtuar në bursën e Çikagos në mbi 1 mijë e 214 dollarë.

Ky ishte çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë në histori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse ka një vend në botë që fillon të blejë lëndë të parë duke i grumbulluar ato, çmimi në mënyrë të pashmangshme rritet sipas dinamikës ofertë- kërkesë.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2022, “Toka e Dragoit” do të ketë blerë dhe ruajtur 60% të grurit të pranishëm në tregjet botërore.

Furnizuesi

Prodhuesi kryesor në botë, siç ndodh, është Ukraina, e cila ndoshta ishte një furnizues i harruar, duke mos imagjinuar se çfarë do të ndodhte vetëm disa muaj më vonë.

Disa analistë në muajt e fundit kishin pyetur veten pse u zgjodh kjo strategji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa të tjerë kishin hamendësuar se ajo buronte nga ndikimet e mundshme që rezultonin si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Dikush kishte pyetur veten nëse Pekin-i zyrtar mund të ishte në dijeni të ndryshimeve të thella meteorologjike në një periudhë afatshkurtër.

Megjithatë, nëse dikush në Kinë kishte qenë i vetëdijshëm paraprakisht për një pushtim në shkallë të gjerë të prodhuesit kryesor në botë të grurit, atëherë perceptimi i asaj që po ndodh ndryshon ndjeshëm.

Kjo, sepse merr një drejtim të sofistikuar të diktuar nga informacioni i privilegjuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pretendim që ushqen edhe më shumë spekulimet për një aleancë ekonomike, tregtare, financiare dhe teknologjike mes Moskës dhe Pekin-it që do të përcaktonte një rend të ri botëror.

Deklarata e zyrtarëve kinezë

Një deklaratë e tetorit të vitit 2021 nga Qin Yuyun, kreu i rezervave të grurit në Administratën Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike, shpjegon strategjinë e Kinës.

Në janar të vitit 2022, një muaj e gjysmë përpara sulmit ndaj Moskës, Komisioni i BE-së e kishte kapur problemin përmes një kërkese të nënshkruar nga Antonio Tajani dhe delegacioni italian i Forza Italia-Ppe në Parlamentin Evropian.

Kjo e fundit i kërkoi Bruksel-it të ndërhynte në çmimet e bujqësisë dhe çështjet kritike që dalin nga politikat agresive të tregut të Pekin-it.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U regjistruan vëllime të pazakonta të blerjeve të Kinës, të cilat sot në duart e Dragoit kanë arritur “69% të rezervave botërore të misrit, 60% të orizit dhe 51% të grurit”.

Në tetë muajt e parë të vitit 2021, Kina kishte shpenzuar rreth 98.1 miliardë dollarë për importe ushqimore.

Muajt ​​e fundit, kriza aktuale e energjisë ka bërë pjesën tjetër në zinxhirin e furnizimit me ushqime.

Çmimi i uresë, një pleh bazë në bujqësi, ka muaj që është rritur shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë arsye, Komisionit të BE-së iu kërkua “të krijojë një sistem të përbashkët ruajtjeje për grurin dhe gazin në përputhje me atë të propozuar për vaksinën kundër COVID-it”.

Plani i Kinës

Prodhimi vjetor i grurit në Kinë në vitin 2021 tejkaloi 650 miliardë kilogramë për të shtatin vit radhazi.

Me këtë rritje, Kina është bërë praktikisht e vetë-mjaftueshme.

Aftësia e vendit për të siguruar furnizimin e tij ushqimor është forcuar, duke iu referuar jo vetëm rezervave të orizit dhe produkteve me bazë mielli, por edhe përpunimit të drithërave dhe vajit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 8 shkurt, u ndërmor një hap tjetër profetik.

Kina miratoi importin e grurit dhe elbit “nga të gjitha rajonet ruse”.

Një marrëveshje e dyanshme do të nënshkruhej midis udhëheqësit të Kremlin-it Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për çmimet e bukës dhe makaronave, qumështit dhe mishit.

Por, marrëveshja do të nënshkruhej gjatë Lojërave Dimërore të Pekin-it, pa e parë ende se çfarë mund të ndodhte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky artikull është përshtatur nga Corriere Della Sera për Albanian Post