Vuçiq: Serbia do të dërgojë 50.000 tonë grurë dhe 25.000 ton misër në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot deklaroi se Serbia do të dorëzojë 50.000 tonë grurë dhe 25.000 ton misër me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton AIM nga Beogradi.

“Sot i kemi pranuar kërkesat e Maqedonisë së Veriut, na kanë kërkuar që t’i dorëzojmë 50 mijë tonë grurë dhe 25 mijë tonë misër dhe mund t’i dorëzojmë menjëherë, nuk kemi asnjë problem për këtë. Ata blejnë misër nga ne dhe ne do ta kemi gjithmonë për rajonin, për ne, për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, për Shqipërinë dhe për Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha Vuçiq.

Ai tha se Ukraina dhe Rusia përbëjnë 29 për qind të eksporteve botërore të misrit, me çka ka një çregullim për shkak të konfliktit ushtarak.

Sipas presidentit serb, Serbia ka sasi të mjaftueshme misri, 500 lloje miell, bukë dhe gjithçka tjetër dhe nuk do të kufizojë eksportet./Telegrafi/

Advertisement

Vuçiq: Serbia do të dërgojë 50.000 tonë grurë dhe 25.000 ton misër në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy