Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë, sipas një mesazhi të postuat në Twitter nga zëdhënësja e tij.

“Alexei Navalny u ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të protestojnë kundër luftës çdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00″, shkroi zëdhënësja Kira Yarmys.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";