Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexey Navalny

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexey Navalny

Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny.

Me anë të një video të puublikuar në “Facebook”, ambasada kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

Ata kërkojnë që çdo qytetar i Rusisë të ketë forcën që të shprehë mendimin pa pasur frikë nga ndëshkimi që mund të vijë më pas.

POSTIMI:

Advertisement

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Alexei Navalny, u arrestua nga policia pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny.

Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues. Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ndaj tij është marrë vendim që të dënohet me 3 vjet burg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy