Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se i ka kërkuar forcave të ushtrisë që menaxhojnë armët bërthamore, të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.

Sipas Sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, ky veprim i Putin shihet si lëvizje për të shpërqëndruar vëmendjen nga Ukraina.

“Shoku i tij më i mirë në këto momente duket se është Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet ta kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë”, thotë ai.

Sekretari britanik i Mbrojtjes u shpreh se nuk kanë vënë re ndonjë ndryshim aktiviteti përsa i përket armëve bërthamore të Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kujtoi gjithashtu se edhe Britania e Madhe është një fuqi bërthamore dhe “Putin duhet të dijë se çdo veprim që përfshin armët bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga ana e Perëndimit”.

Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar nuk synon që të përshkallëzojë situatën bërthamore, por shtoi se duhet menaxhuar siç duhet.