Ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëron: Nëse Rusia përdor armët bërthamore do të jetë katastrofë për botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëron: Nëse Rusia përdor armët bërthamore do të jetë katastrofë për botën

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka deklaruar se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”.

Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendoste forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar për bisedime.

Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas. Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni.

Advertisement

Ne shkojmë atje për të dëgjuar çfarë ka për të thënë Rusia dhe do t’u tregojmë atyre se çfarë mendojmë për gjithë këtë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy