Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar falje per festat që ka organizuar në Downing Street në një kohë kur Britania e Madhe ishte nën izolim për shkak të Covid-19 .

Në fjalimin e tij para paralamentit ai u shpreh se e kupton zemërimin e qytetarëve të tij me qeverinë britanike kur vetë ata që i vendosin rregullat nuk i zbatojnë ato. Ligjvënësit e opozitës kanë kërkuar që Johnson të japë dorëheqjen dhe madje edhe  disa politikanë në Partinë e tij Konservatore kanë kërkuar largimin nëse zbulohet se ka thyer ligjet.

Johnson, i cili më parë ka refuzuar të thotë nëse ai mori pjesë në  festë duke u shprehur se kishte  menduar se ishte një event pune. Gazetat, duke përfshirë dhe ato pro-qeveritare paralajmëruan se nëse Johnson  nuk e zgjidh çështjen, pozicioni i tij mund  të lëkundet.

Skandalet e fundit të kryeministrit britanik kanë ndikuar në rënien e popullaritetit te tij.  Sipas sondazheve më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se Johnson duhet të largohet nga posti i kryeministrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";