Zotohet Boris Johnson: Të gjithë të rriturit do të vaksinohen deri në fund të korrikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zotohet Boris Johnson: Të gjithë të rriturit do të vaksinohen deri në fund të korrikut

Të gjithë të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të korrikut. Ky është zotimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson.

 

Deri më tani, mbi 17 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan “Vizion Plus”. Por Johnson tha se programi duhet të ecë më tej me hapa të shpejtë.

 

Advertisement

“Nëse vaksinojmë të rriturit deri në fund të korrikut, ata do të mbrohen më shpejt nga virusi dhe do të lehtësojmë më tej rregullat e bllokimit në të gjithë vendin.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy