Thirrja e kryeministrit Johnson: Të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thirrja e kryeministrit Johnson: Të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shprehet se vendi duhet të përgatitet për valën e re të koronavirusit gjatë stinës së dimrit. Për të parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetësor, Johson deklaroi se të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit.

Të gjithë ata që kundërshtojnë vaksinën, Johnson i konsideroi “të çmendur”, ndërsa shtoi se parashikohet që Britania e Madhe ta kapërcejë krizën e shkaktuar ngë COVID deri mesin e vitit të ardhshëm.

Ndër të tjera, kryeministri britanik theksoi se kjo pandemi e ka mësuar qeverinë që të veprojë më shpejt dhe t’iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Thirrja e kryeministrit Johnson: Të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy