Disa orë para se të nisë bllokimi në Francë, në mesnatën e të premtes, qindra qytetarë morën makinat për të dalë nga Parisi. Ata krijuan një trafik të rënduar, me gati 700 kilometra rrugë të bllokuara nga makinat në rajonin e Ile-de-France.

 

Sipas mediave vendase, shumë qytetarë u larguan nga qyteti për të kaluar bllokimin në fshat. Trafik pati edhe në Lyon dhe Bordeaux.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas masave të reja, është e ndaluar të largohesh nga shtëpia nëse nuk ke një punë të rëndësishme apo një arsye mjekësore. Presidenti Emmanuel Macron shpjegoi se masat e reja janë të nevojshme për shkak të rasteve të reja me koronavirus.