“Kemi pak punë”/ U arratisen nga burgu, dy të dënuarit çudisin gardianët me premtimin që u bënë (Letra)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi pak punë”/ U arratisen nga burgu, dy të dënuarit çudisin gardianët me premtimin që u bënë (Letra)

Dy të dënuar që u arratisen nga një burg në Romë të Italisë javën e kaluar, iu kanë shkruar një letër mirësjellje rojeve të sigurisë. Ata iu kanë thënë atyre se kanë pak punë për të kryer dhe se do të kthehen shpejt.

Dy kushërinjtë, Davad Zukanoviç, 40 vjeç dhe Lil Ahmetovic, 46 vjeç, u arratisën nga burgu Rebibbia brenda natës së 2 qershorit.

Por para se të largoheshin, ata lanë një shënim në qelinë e tyre duke u shpjeguar se “kishin arsye personale dhe iu duhej me patjetër qe të iknin”, raporton e përditshmja “La Repubblica.

Ata ishin të shtyrë nga “nevoja për të mbrojtur fëmijët e tyre nga një biznes i keq në të cilin kishin hyrë vetë“, raportonte e përditshmja, duke perifrazuar përmbajtjen e letrës.

Advertisement

Të burgosurit saktësuan se vetëm ata mund t’i bënin gjërat ashtu si duhet, pasi gratë e tyre ishin gjithashtu të dyja në burg.

Në fund të shënimit të nënshkruar, Zukanoviç dhe Ahmetoviç premtuan se do të ktheheshin brenda 15 ditësh, pasi të zgjidhnin gjithçka. Kushërinjtë janë të dënuar deri në vitin 2029 për krime të rënda si ; mashtrim, vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy