Studentja u hodh nga ballkoni dhe gjeti vdekjen, lirohen nga burgu dy italianët që tentuan ta përdhunojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentja u hodh nga ballkoni dhe gjeti vdekjen, lirohen nga burgu dy italianët që tentuan ta përdhunojnë

Dy shtetas italianë janë liruar nga burgu për mungesë provash, edhe pse ndaj tyre pati një akuzë të rëndë për dhunë seksuale me pasojë vdekjen e një studenteje.

Gjykata e Apelit në Firenze ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit, duke lënë të lirë italianët Alessandro Albertoni e Luca Vanneschi që pas përdhunimit lanë të vdekur 23-vjeçaren Martina Rossi.

Më 3 gusht 2011 studentja ra nga ballkoni i ndërtesës ku po qëndronte me pushime në Palma di Maiorca, në Spanjë, teksa tentonte të shpëtonte nga tentativa e përdhunimit, u tha në dosjen e akuzës. Në dhjetor 2018 gjykata e shkallës së parë i kishte dënuar dy të akuzuarit me gjashtë vjet burg.

Albertoni e Vanneschi u liruan për mungesë të provave për akuzën e dhunës seksuale në grup dhe të vdekjes si pasojë e saj. “Nuk ka më asgjë, Martina nuk është më dhe as drejtësia nuk është më”, tha babai i viktimës Bruno Rossi, pas dhënies së vendimit.

Advertisement

Nëna e saj Franca, tha: “Drejtësia italiane ka ndërprerë punën e bërë më parë. Ky vendim shkel nderin e Martinës, kërkon të tregojë se u hodh vetë nga ballkoni”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy