Për të arritur imunitetin e tufës, shumica e madhe e njerëzve do të duhet të vaksinohen. Eksperti i sëmundjes infektive në SHBA, Anthony Fauci deklaroi se vaksinimi kundër koronavirusit nuk mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë qytetarët amerikanë. Sipas tij, askush nuk mund të detyrohet që të vaksinohet.

“Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndryshuar këtë. Nuk mund ta detyroni dikë që të vaksinohet”, tha mjeku .

Megjithatë, spitalet janë në gjendje që t’iu kërkojnë personelit mjekësor që të vaksinohen para se të shohin pacientë.

Shumë kanë ngritur shqetësimin se një pjesë e konsiderueshme e popullatës në SHBA mund të refuzojnë të vaksinohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qytetarët nuk mund të detyrohen të vaksinohen kundër koronavirusit” shkruan Vizion Plus.