Protesta paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dhe dhunë në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd-it.

Në trazirat që nuk janë parë në dekada, qytetet amerikane nga Siatëlli në Uashington D.C u dogjën, ndërsa më shumë protesta paqësore gjatë ditës u kthyen në trazira dhe shkatërrime gjatë natën.

Guvernatorët në 12 shtete amerikane kanë aktivizuar trupat e Gardës Kombëtare për të shuar dhunën dhe për të rivendosur rendin. Në një situatë dhune, vetë qytetarët kanë nisur të marrin në mbrojtje dyqanet dhe bankat, që po bien pre e protestuesve të dhunshëm.

Mediat kanë publikuar momentin kur një burrë i armatosur parandalon tentativën për të grabitur një bankë. Ai u drejton pistoletën protestuesve, të cilët tërhiqen nga akti vandal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";