Momentet e pabesueshme/ Policët amerikanë gjunjëzohen para protestuesve (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Momentet e pabesueshme/ Policët amerikanë gjunjëzohen para protestuesve (FOTO)

Vdekja e George Floyd ka shkaktuar një javë protestash në mbarë Shtetet e Bashkuara të cilës nuk i duket fundi. Një nivel I tillë dhune dhe përleshjesh me forcat e rendit nuk ishte parë që prej viteve 1960.Por nuk kanë munguar ndërkohë dhe rastet e një solidariteti të rrallë me protestuesit nga vetë efektivët e policisë.

Pamjet e një grupi policësh që ulen në gjunjë përpara tyre në Santa Cruz, kanë bërë xhiron e botës e skena të ngjashme pati dhe në Nju Jork, ku demonstruesit i falenderuan për gjestin e tyre e disa dhe I përqafuan.Autopsia private e kërkuar nga familja e, nxorri rezultate të ndryshme nga ajo e zyrës së mjekësisë ligjore që dilte në përfundimin se vdekja e 46 vjecarit erdhi si pasojë e problemeve në zemër.

Verifikimi i ri tregoi se George ka ndërruar jetë për shkak të presionit në qafë. “Shkaku i vdekjes sipas mendimit tim është asfiksia, për shkak të shtypjes në qafë – e cila mund të ndikojë tek niveli i oksigjenit që shkon në tru dhe presionit në shpinë, që mund të ndikojë në frymëmarrje”, tha Michael Baden, ish-zyrtar mjekësor për qytetin e Nju Jorkut, që është angazhuar nga familja e afroamerikanit. Një rezultat I tillë praktikisht tregon se Floyd u mbyt, dhe kjo tani po përshkruhet si vrasje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy