Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore shumë kohë përpara se një raketë të binte brenda kufirit të saj të martën, por krijimi i një mburoje të fortë ajrore përgjatë krahut lindor të NATO-s është larg realizimit, pas dekadash neglizhence pas Luftës së Ftohtë.

“Raketa që goditi Poloninë duket se është hedhur nga forcat ukrainase dhe jo nga Rusia”, tha sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, pavarësisht se gabime teknike mund të ndodhin në çdo konflikt, incidenti dëshmon nevojën urgjente me të cilën përballet NATO-ja për të mbyllur hendeqet në mbrojtjen e saj sepse edhe gabime si ky mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm.

 

“Ishte vetëm një çështje kohe që të ndodhte një aksident i tillë, ” i tha agjencisë Reuters një ekspert i mbrojtjes ajrore nga një vend i NATO-s, duke folur në kushte anonimiteti. “Mund edhe të kishte qenë një raketë ruse në një drejtim të gabuar, për shkak të një gabimi teknik ose njerëzor”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërsa disa raketa ajrore të prodhuara në Perëndim vetëshkatërrohen nëse nuk arrijnë të godasin objektivin, raketat e vjetra sovjetike nuk e kanë një mekanizëm të tillë”, tha eksperti.

 

“Nëse e humbasin objektivin, vijojnë fluturimin derisa rrëzohen”, tha ai, duke shtuar se “raketat e vjetra kanë një mundësi gabimi më të lartë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sistemet e mbrojtjes ajrore Raytheon’s RTX.N Patriot janë ndërtuar për të interceptuar raketat që po i afrohen.

 

Por pas Luftës së Ftohtë, shumë vende anëtare të NATO-së e ulën numrin e këtyre njësive të mbrojtjes ajrore duke reflektuar bindjen se në vazhdim do të ishin pak të kërcënuar nga hedhja e raketave, kryesisht nga vende si Irani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky perceptim, ndryshoi në mënyrë rrënjësore pas pushtimit rus në Ukrainë që i detyroi vendet anëtarë të NATO-s të rrisin rezervat e municioneve dhe të adresonin mungesat në sistemin e mbrojtjes ajrore.

 

Gjermania kishte 36 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot kur ishtë në vijën e parë gjatë Luftës së Ftohtë edhe pse kishte mbështetjen e NATO-s. Sot, forcat gjermane numërojnë vetëm 12, dy prej të cilave janë vendosur në Sllovaki.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka qenë një mburojë e vërtet ëe sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe këtë kanë në mend njerëzit kur flasin për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s,” tha eksperti ushtarak. “Por ne jemi shumë larg një skenari të tillë”.

 

Duke kuptuar nevojën për të mbushur këtë hendek, aleatë të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania në tetor i hapën udhë nismës për të blerë së bashku sistemet e mbrojtjes ajrore .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nisma vjen ndërkohë që Ukraina, e cila po përballet me sulme të rënda nga Rusia, ka dëshpërimisht nevojë për njësi të mbrojtjes ajrore, duke përkeqësuar mungesat në vendet perëndimore që po i dërgojnë Kievit disa nga sistemet e tyre.

 

Polonia, e cila së bashku me tre shtetet baltike ndërton kufirin e ri lindor të NATO-s, ka investuar për vite të tëra në forcimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes ajrore, të cilat ende mbështeten pjesërisht në sistemet e epokës sovjetike si raketat e mbrojtjes ajrore OSA dhe Kub.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në dekadën e ardhshme, Polonia duhet të ketë një sistem të teknologjisë së fundit të mbrojtjes ajrore,” tha për “Polityka Insight”, Marek Swierczynski, një analist i mbrojtjes.

 

Megjithatë, zbatimi i këtyre sistemeve është i ngadalshëm dhe mund të duhen vite që të bëhen plotësisht funksional.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polonia ka marrë mbështetje shtesë nga Uashingtoni në muajt e fundit, por sisteme të tilla si njësitë e zjarrit Patriot të stacionuara në Rzeszow, nuk janë mjaftueshëm reaktivë dhe me shtrirje të gjerë për të monitoruar çdo hendek në mbrojtje në krahun lindor. Ky është paradoksi: pavarësisht se sa shpenzohet për një sistem të tillë të mbrojtjes ajrore, nuk arrin të ndërtosh diçka që është 100% e padepërtueshme, kështu që gjithmonë ekziston mundësia që të krijohet një situatë e tillë”, tha zoti Swierczynski./voa