Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp që po zhvillohet në Madrid, ku i kushtohet Shqipërisë si destinacioni kryesor i turizmit.

Rama, në fjalën e tij  tha se brendi Melia është një nga partnerët më të shkëlqyer dhe të çmuar, që po thith gjithnjë e më shumë turistë.

Është mjaft inkurajuese shtoi Rama në fjalën e tij që të shohësh se ç’etje të madhe ka Melia për të shpërndarë markën e vet në mbarë vendin

Melia mund të them pa asnjë dyshim që është një prej partnerëve tanë më të ccmuar në këtë rrugëtim. Është mjaft inkurajuese të shohësh se ç’etje të madhe ka Melia për të shpërndarë markën e vet në mbarë vendin. Ka 10 kontrata veprimtarie dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është mjaft e rëndësishme për ne të shohim se sa shumë turistë kanë ardhur në Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje mu desh të shkoja për fizioterapi dhe ai më tha që e dashura ime prenotoi për të ardhur për pushime në Shqipëri dhe ju po vini të shëroheni tek ne. Kjo nuk mund të imagjinohej rreth 10 vite më parë. I ftoj spanjollët që të vijnë të vizitojnë Melian në Shqipëri”, tha Rama.

Në konferencë është i pranishëm edhe Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë./vizionplus.tv