“Melia” fiton çmimin e “S&P global”/ Grupi bashkëpunon me “Concord Investment” në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Melia” fiton çmimin e “S&P global”/ Grupi bashkëpunon me “Concord Investment” në Shqipëri

Grupi “Melia” që bashkëpunon me “Concord Investment” në Shqipëri ka fituar me të tretin vit çmimin për shrbimin hotelier me të qendrueshëm në Europë. Me të njëjtat standarte, por ndërtohet edhe resorti “San Pietro” në gjirin e Lalzit.

 

“Melia Hotels”, që është edhe një nga emrat më prestigjiozë që i është bashkuar tregut shqiptar, falë bashkëpunimit me grupin “Concord Investment”, fiton për të tretin vit radhazi çmimin e hotelit më të qëndrueshëm në Evropë.

 

Advertisement

S&P Global është vlerësimi më gjithëpërfshirës në botë i performancës në qëndrueshmëri të më shumë se 10,000 kompani venë të gjitha industritë.

 

Në 2019 dhe 2020, Meliá u rendit e para në industrinë globale të hotelerisë dhe në vitin 2021 ruan lidershipin e saj në Evropë dhe Spanjë. Pavarësisht ndikimit negativ të pandemisë tek udhëtimet, kompania më e madhe e hoteleve në Spanjë, vazhdon të japë kontribut në luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Advertisement

Prioritet për “Melia Hotels” është dekarbonizimi i hoteleve dhe kufizimi i rritjes mesatare të temperaturës globale në më pak se 1.5 gradë. Në këtë drejtim, kompania po zhvillon dhe ndërtimin e hoteleve më efikase dhe të qëndrueshme. I tillë është dhe hoteli më i ri që i bashkohet rrjetit të Melia, Melia në San Pietro Resort në Gjirin e Lalzit, në Shqipëri i cili pritet të hapë dyert dhe të presi vizitorët e parë në verë të 2022. Në bashkëpunim me “Concord Investment”, grupi spanjoll “Melia Hotels” planifikon të zgjerojë investimet dhe rrjetin e saj në Shqipëri, në Tiranë dhe në Durrës. Duke i dhënë kështu zhvillim dimensionit ekonomik, social dhe menaxhimin e kapitalit njerëzor në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy