Sonte vjen grupi i dytë afganëve në Shqipëri, nisen dy avionë nga Kabuli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte vjen grupi i dytë afganëve në Shqipëri, nisen dy avionë nga Kabuli

Grupi i dytë i afganëve pritet të mbërrijë në Shqipëri pak para mesnatës.

 

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme, e cila njoftoi se ata do të priten në aeroportin e Rinasit nga ministrja Olta Xhaçka. Nga Kabuli do të nisen dy avionë.

 

Advertisement

 

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera.”

 

Grupi i parë i refugjatëve, i mbërritur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, është vendosur në disa hotele në Durrës. Ndërsa grupi i dytë pritet të strehohet në Qytetin Studenti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy