Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria nuk u kap pa përgatitur nga pandemia e koronavirusit, ndërsa vlerësoi edhe mjekët.

Rama theksoi se mjekët iu dhanë një përgjigje të gjithë atyre që i kanë akuzuar dhe sulmuar në 30 vite.

“Po përgatitemi të fuqizojmë strukturat nëse do të kemi një valë të re. Struktura e re në Tiranë-Durrës është ndërtuar dhe është gati dhe po pajiset me të gjithë logjistikën e nevojshme.

Mjekët iu dhanë një përgjigje të gjithë atyre që i kanë akuzuar dhe sulmuar në 30 vite. Falë tyre, Shqipëria fitoi një qytetari të re në vendin fqinj të Italisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë, shqiptarët nuk do të paragjykohen nga askush, por do të jenë krenar. Do të bëjmë çmos të përmbushim detyrimin njerëzor e qytetar për mjekët.

Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik që i mbylli të gjithë popujt e botës dhe i vuri drynin ekonomisë, nuk na gjeti me spitale pa ilaçe, pa sisteme ngrohje apo çarçaf e batanije, apo pa një banje, nuk na gjeti pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorë aq të kërkuar nga të gjithë.

Ajo që mbetet e shënuar në historinë e kësaj kohë fatkeqësie njerëzore është rezultati bilanci, arritjet tona pozitive në betejën për jetë a vdekje”, u shpreh Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";