Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Vizita vjen në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë, për Procesin e Berlinit.

 

Fillimisht kreu i qeverisë do të ketë një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe më pas dy liderët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qendër të diskutimeve do të jetë kryesimi i procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili pritet të ketë mbledhjen e radhës në vjeshtë, në Tiranë.

 

Përveç takimit me Scholz, Rama do të ketë takime edhe me drejtues të biznesit në Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";