Rama takohet sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takohet sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama takohet këtë të hënë në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

 

Dy liderët do të nisin bisedimet në orën 18:00, e më pas do t’iu drejtohen mediave në një konferencë për shtyp.

 

Advertisement

Vetëm pak ditë më parë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se Shqipëria do t’i kërkojë Bashkimit Evropian nëse mund të ndjekë ofertën e saj për anëtarësim veçmas nga Maqedonia e Veriut fqinje, e cila vazhdon të përballet me veton bullgare.

 

Kryeministri Rama është shprehur se i mungon optimizmi se Bullgaria do të heqë shpejt veton e saj, prandaj kursi politik i Tiranës zyrtare, do të ndryshojë tërësisht.

 

Advertisement

Sakaq, Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur se bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo vonesë do ta bënte Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy