Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021.

Ekspertët besojnë se mbidoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raste me mbidozë janë raportuar në shumicën e qyteteve amerikane.

Sipas autoriteteve amerikane, në periudhën paraprake ishin regjistruar 78,056 viktima.

Katherine Keyes, eksperte për drogat dhe profesoreshë për epidemiologji në Universitetin Kolumbia, ka thënë për BBC-në se rritja e numrit të viktimave ka qenë “eksponenciale” në vitet e fundit, dhe pandemia ka“qenë sikur nafta në zjarr”.

“Të dhënat na tregojnë se ka më shumë njerëz që përdorin drogat vetëm dhe prandaj e dimë se aty ka rrezik të mbidozës”, ka sqaruar ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këtë periudhë ka pasur edhe ulje të shërbimeve që mund të parandalojnë mbidozën”, duke përfshirë trajtimet dhe shërimin.

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës ka tejkaluar personat që kanë vdekur nga armët, aksidentet me makina dhe gripi sezonal.

Numri më i madh i viktimave ka qenë në Vermont, Virxhinia Perëndimore dhe Kentaki./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";