Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Turqinë dhe Greqinë. Deri më tani, numri i personave që kanë humbur jetën në Izmir ka shkuar në 25. Ndërsa, të plagosur janë 804.

Ndërkohë, në ishullin grek, Samos, janë konfirmuar dy viktima. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 15 dhe 17 vjeç.

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter është shoqëruar me 370 pasgoditje, 35 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";