Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar pas ultimatumit që mori nga liderët e Bashkimit Evropian që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose ta dalë nga blloku.

 

Orban i cilësoi kritikat e vendeve të BE-së, të padrejta, ndërsa shtoi se i duhet dhënë fund “diktaturës së BE-së”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk mund të pranojmë që vendet e tjera anëtare të BE të na tregojnë se si duhet t’i rrisim fëmijët hungarezë. Kjo nuk është e drejtë. Ne nuk mund të pranojmë që ndonjë vend në BE të na thotë se duhet të gjunjëzojmë një nga vendet e Vishegradit. Kjo diktaturë duhet të ndalet”, tha ai.

 

Parlamenti hungarez ka miratuar një ligj, i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm”, duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore.