Haradinaj reagon ashpër pas deklaratave të Kurtit nga Brukseli: A je rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë burgut?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haradinaj reagon ashpër pas deklaratave të Kurtit nga Brukseli: A je rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë burgut?!

Ka nisur me akuza seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në darken e Brukselit, ku ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin më shpejt nëse ndër të tjera eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelet e luftës. Ramush Haradinaj i është drejtuar kreut të qeverisë Kurti me fjalët: “Mos është njeri i rekrutuar nga Serbia?”.

“A je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që je mbajt në burg, a ka diçka Serbia mbi ty që po të mbanë peng sot e kësaj dite. A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit. Kur shkon në Bruksel, trego të lutem çka po i sjell Kosovës me shkuarjen atje”, ka thënë Hardinaj.

Ndërsa Abelard Tahiri ka deklaruar: “Para dy ditësh Kurti mori pjesë në darkën e Borellit e inkurajojmë Kurtin të merr pjesë në të gjitha iniciativat rajonale që kanë qëllim zhvillimin. Por meqë nuk publikohet ajo që flitet brenda duhet diskutuar ajo që është deklaruar jashtë. Deklarimet e tij më mirë të mos i kishim dëgjuar fare” është shprehur Tahiri.

Po ashtu ai e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e Kurtit bërë dy ditë më parë.

Advertisement

“Një deklaratë skandaloze ku thotë se duhet bërë eliminimin nga skena politike të kriminelëve të luftës në Ballkanin Perëndimor. Ai e zgjeroi hartën nuk e la vetëm Serbinë e luftë me Serbinë përveç Kroacisë e Bosnjës ka pasur edhe Kosova. Ne kriminelë lufte nuk kemi pasur kemi pasur djem e vajza që kanë luftuar për ta mbrojtur Kosovën.

Po ia kujtojmë Kurtit që kriminelë të luftës janë, Radovani, Ivani, Milloshevici, Llazarevici, Arkani këta janë përgjegjës për mbi 400 maskara. Ne i kërkojmë Kurtit të jap sqarime se kush janë kriminelë në Kosovë që duhet larguar nga institucionet”, ka thënë Tahiri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy