Magjia e Uefa Champions League dhuron spektakël edhe këtë të martë vetëm në ekranin e Tring me dy duelet e mbrëmjes qe i takojne fazes se 1/8.

Ne leter perballja anglo-spanjolle mes Atl.Madrid dhe Chelsea eshte me e forta.

Kryesuesit e kampionatit spanjoll presin londinezet e Tomas Tuchel, të cilët nën drejtimin e teknikut të ri po bëjnë mirë se fundmi.

Thiago Silva është i vetmi që mungon në radhët e anglezëve ndërsa Abraham është në dyshim si pasojë e një lëndimi të marrë në seancën e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për spanjollët të cilët nuk do të kenë në dispozicion shumë lojtarë. Në sy bie mungesa e Giménez dhe Carrasco. Mbrojtësi dhe  mesfushori nuk ia kanë dalë të jenë gati për këtë ndeshje të parë  dhe do të mungojnë ashtu si Vrsaljko dhe Trippier i cili vijon të jetë i pezulluar.

. Ndeshja do të luhet në stadiumin netral të Bukureshtit të Romanisë për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus.