Rikthehet spektakli i Champions, sonte Barca-PSG dhe Leipzig-Liverpool në TRING

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet spektakli i Champions, sonte Barca-PSG dhe Leipzig-Liverpool në TRING

UEFA Champions League, kompeticioni më I bukur I futbollit të klubeve në botë rikthehet pas afro dy muajsh pauzë me emocione që përjetohen ekskluzivisht dhe vetëm në platformën Tring.

Në garë kanë mbetur vetëm 16 klube dhe duke nisur nga sonte do të shijojmë ndeshjet e para ta fazës së 1/8, raporton Vizion Plus. Dy takimet e mbrëmjes së sotme në orën 21:00 janë menjëherë përplasje të mëdha që garantojnë spektakel në Tring.

Njëra prej tyre Barcelona-Psg e cila mund të cilësohet dhe si një finale e parakohëshme .Parizienet rikthehen në Camp Nou, stadiumin e tmerrit aty ku kujtimet janë të trishta pasi 4 vite më parë, u mundën  6-1, ndonëse kishin fituar 4-0 ndeshjen e parë .

Ekipet kanë ndryshuar jo pak nga jo sfide. Neymar që ishte protagonist i madh për katalanasit, sonte do të duhej të luante kundër Messit mirëpo braziliani I dëmtuar në kampionat , është mungesa e madhe e Pochetinos bashkë me Di Marian.

Advertisement

Në krahun tjetër tek Barcelona është në dyshim Pike ndërsa mugojnë me siguri, Serxhi Roberto, Ansu Fati e Kutinjo.  Disa orë para ndeshjes tifozet katalanas kanë sulmuar verbalisht presidentin e PSG,  Al Khelaifi në hyrje të kamp nout  pas zërave në media se ai po përgatite një ofertë faraonike për të blerë pleshtin nga Barcelona. Pritshmëri e madhe edhe për sfidën tjetër , duelin mes Laipcig dhe Liverpool.

Përplasja e parë anglo-gjermane nuk do të luhet në stadiumin e Laipcig nisur nga kufizimet që qeveria gjermane ka vendosur për fluturimet ajrore nga Britania. Kështu takimi është spostuar në Pushkash Arena të Budapestit. Pavarësisht mungesës së mundshme të Forsberg, Laimer dhe Zhoboshlai, Laipcig i beson formës së mirëqë po kalon në kampionat aq më tepër që përballë do të ketë një ekip si Liverpol që vjen pas 3 humbjesh radhazi në kampionat.

Jurgen Klop ka përsëritur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen e se tani pas daljes jashtë objekteve në kampionat, do të tentoje gjithçka në champions. Infermieria plot edhe tek anglezet me Milner, Keita, Matip, Jota dhe mbi të gjitha Gomes dhe Van Dajk.

Ndërkohë të mërkurën është radha e Porto-Juventus dhe Sevija-Dortmund për të shijuar vetëm në Tring duelin e champions league.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy