Rikthehet futbolli me i bukur në botë/ Man.City-Real dhe Juve-Lyon të premten në Tring

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet futbolli me i bukur në botë/ Man.City-Real dhe Juve-Lyon të premten në Tring

5 muaj pritje për rikthimin e spektaklit në trofeun më të bukur të futbollit të klubeve në botë. Uefa Champions League kthehet duke nisur nga dita e premte me një tur force deri në finalen e 23 gushtit, për të luajtur pjesën më të rëndësishme, atë të fazës finale.

Kuptohet, mungesa e tifozeve në stadium do të bëjë të vetën, por supersfidat do të mbajnë të mbërthyer pas ekranit miliona njerez në Europë dhe më gjërë.

Advertisement

Në Shqipëri këto emocione do ti ofroje vetëm plaforma Tring dhe Vizion Plus. Fillimisht vëmendja në datat 7 dhe 8 gusht do të jetë e përqëndruar tek zhvillimi I ndeshjeve të kthimit të 1/8 , për të përcaktuar përfundimisht të gjitha ekipet cerekfinaliste.

Të premten në Torino, Juventus do të ketë një detyrë aspak të lehtë për të përmbysur humbjen 1 me 0 në ndeshjen e parë që u luajt para pandemisë në France. Kampionët e fresket të Italisë nuk do të kenë të gatshëm Kedirën ndërsa Dybala, Demiral dhe Kosta nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Në letër dueli me spektakolar i 7 gushtit është ai mes Manchester City dhe Real Madrid. Guardiola ka avantazhin e fitores 2 me 1 në Madrid dhe Championsin e sheh si shpëtim për të justifikuar qindra million euro të shpenzuara në merkato. Ndërsa Zidane vjen me entuzizmin e fitimit të La ligës dhe kërkon përmbysjen e e madhe.

Kalendari i ndeshjeve të kthimit të 1/8 vijon të shtunën me duelin Barcelona Napoli me ndeshjen e parë në Itali që u mbyll 1 me 1. Pavarësisht rritjes së madhe të rasteve me Covid në spanjë, Uefa konfirmoi se takimi do luhet në Kamp Nou.

Advertisement

Dueli tjetër luhet në Gjerman I mes Bayern dhe Chelsea e bavarezet janë shumë të qetë pasi e kanë fituar takimin e parë në angli 3 me 0.

Fituesit e këtyre cifteve do ti bashkangjiten ekipet tashme të kualifikuara në cerekfinale Atalanta, Psg, Lajpcig dhe Atletico Madrid.

Rikthehet futbolli me i bukur në botë/ Man.City-Real dhe Juve-Lyon të premten në Tring shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy