Rrëzimi i një avioni koleksionist privat, një Fouga Magister, u kap në video gjatë një shfaqje ajrore në Francë, teksa piloti është ende i zhdukur.

Në veçanti, avioni, i përdorur nga forcat ajrore nga viti 1964 deri në vitin 1980, u rrëzua në det në brigjet e Lavandou në Var, gjatë shpalosjes së një parade ajrore, të ashtuquajturat Patrouille de France (shfaqje ajrore franceze).

Piloti nuk u hodh nga avioni pasi nuk kishte një parashutë. Fati i tij aktualisht nuk dihet.

Aksidenti ndodhi pak para Patrouille de France, e cila është pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore, dhe i dhuron publikut një spektakël për të shënuar 80-vjetorin e Zbarkimit në Provence. Shfaqja ajrore filloi në orën 16:30. Avioni që u rrëzua ishte i dyti që kaloi. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";