VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak në SHBA, shpëton piloti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak në SHBA, shpëton piloti

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar mbrëmjen e së martës në parkun kombëtar “White Sands” në SHBA.

Siç u njoftua nga Forcat Ajrore të SHBA-së, piloti i avionit përdori sediljen e tij ejektore përpara rrëzimit. Piloti u gjet i padëmtuar dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë dhe analizat.

“I gjithë personeli jo emergjent duhet të shmangë zonën për të shmangur ekspozimin e mundshëm ndaj kimikateve në avion”, tha menaxhmenti i bazës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në zonë ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin.

Duhet theksuar se vendi ku ndodhi aksidenti tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy