Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 21.994 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave.

Autoritetet raportuan këtë të martë 221 humbje jete, duke e çuar në total numrin e viktimave në 37.700. Rajoni që regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia, e ndjekur nga Piemonte, Campania dhe Lazio.

Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Raportohet se 127 pacientë të tjerë janë shtruar në spital.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";