Rritet numri i viktimave në Itali këtë të martë, shërohen 574 pacientë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet numri i viktimave në Itali këtë të martë, shërohen 574 pacientë të tjerë

Rritet sërish numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, në raport me shifrën e një dite më parë. Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj regjistroi 30 persona që ndërruan jetë, 22 më shumë se dje, ndërsa konfirmoi 138 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë se orët e fundit u shëruan 574 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që fituan betejën në 192.815.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia shënon në total 34.899 viktima dhe 241,956 të infektuar me COVID.

Rritet numri i viktimave në Itali këtë të martë, shërohen 574 pacientë të tjerë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy