Më 22 nëntor, Austria u fut në izolim të plotë teksa në mbarë Evropën janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së rasteve me koronairus.

Ndërsa edhe Sllovakia, një shtet tjetër i BE-së po shqyrton planin e futjes në izolim për tre javë, shkruan bbc.

Sipas autoriteteve, kjo mund të jetë një hap drejt parandalimit të rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger ka njoftuar se e konsideron si opsion izolimin e vendit, pasi ka pasur rritje të dukshme të rasteve me koronavirus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";