Rritja e rasteve me Covid, SHBA fut Kosovën në listën e zezë të 6 vendeve me rrezikshmëri të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e rasteve me Covid, SHBA fut Kosovën në listën e zezë të 6 vendeve me rrezikshmëri të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë pas rritjes të rasteve të reja me COVID-19 si rezultat i variantit Delta.

Siç shkruan New York Times, shtetasit amerikan udhëzohen që të shmangin udhëtimin drejt vendeve, ku ka rritje të rasteve të infektimit me Covid ose të paktën sugjerohen që të jenë të vaksinuar nëse duan të shkojnë në ndonjë prej tyre.

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka bërë një përditësim të këshillave shëndetësore, duke konstatuar se udhëtimi në 6 shtete është në nivel “tepër të lartë” të rrezikshmërisë, bazuar në rritjen rapide të rasteve të reja dhe shpërndarjes së variantit Delta.

Sugjerohet që njerëzit të shmangin udhëtimin në këto shtete, ose nëse shkojnë të vaksinohen paraprakisht. Këto gjashtë shtete janë: Haiti, Kosova, Libani, Maroku, Bahahmet dhe St. Martin- të gjitha kanë më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit, duke bërë që CDC-ja ti vendos në kategorinë me rrezikshmëri më të lartë”, shkruan The New York Times.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy