Belgjika ka shtrënguar masat kundër koronavirusit pasi rastet me Covid-19 janë rritur në të gjithë vendin.

Masat përfshijnë mbajtjen e maskave për të gjithë qytetarët në ambiente të mbyllura si kafene dhe restorante. Puna nga shtëpia gjithashtu do të bëhet e detyrueshme deri në festat e fundvitit.

“Nëse duam të shmangim një bllokim tjetër, duhet të tregojmë një ndjenjë përgjegjësie”, u shpreh Kryeministri Alexander De Croo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Belgjika ka një nga normat më të larta të rasteve pozitive me Covid-19 në Bashkimin Evropian.