Zhvillimet e fundit në Ukrainë, kanë bërë që një numër i madh firmash dhe kompanish të huaja t’i bashkohen sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, duke mbyllur apo pezulluar aktivitetet në këtë vend.

Kremlini i dënoi ashpër këto vendime dhe e akuzoi Perëndimin se është angazhuar në akte “banditizmi ekonomik”ndaj Rusisë, duke u angazhuar për kundërpërgjigje.

Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Peskov i cili nuk e specifikoi se cili do të ishte përgjigjja e Rusisë ndaj këtyre sanksioneve.

Peskov shtoi se Rusia është shumë larg izolimit që vendet e perëndimit po mundohen t’i bëjnë pasi sipas tij bota është më e madhe se SHBA dhe Europa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";