Rusia e ka vendosur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në listën e të kërkuarve pa shpjeguar arsyet, njoftoi uebfaqja e Ministrisë së Brendshme.

Zelensky kërkohet “në bazë të një neni të kodit penal”, thuhet në këtë tekst lakonik, i cili nuk specifikon asgjë në lidhje me akuzat ndaj presidentit ukrainas.

Një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin i kishte bërë thirrje ushtrisë ukrainase që të largonte Zelenskyn.

Në listën e të kërkuarve nga autoritetet ruse ka shumë rusë dhe të huaj, kryesisht ukrainas. Në shkurt, emrat e kryeministrit të Estonisë Kaya Kalas, ministrit të kulturës të Lituanisë dhe ish-deputetëve letonez iu shtuan asaj për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një urdhër-arresti është lëshuar edhe kundër prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte. /vizionplus.tv