Rusia lëshon urdhër arresti për kryeministren e Estonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia lëshon urdhër arresti për kryeministren e Estonisë

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë Kaja Kallas.

Kalas po akuzohet në Rusi për një “çështje penale”, shkruhet sot në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Nuk saktësohet se për çfarë krimi apo kundërvajtje akuzohet Kallas.

Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Sekretarin e Shtetit të Estonisë Taimar Peterkop dhe ministrin lituanez të kulturës Simonas Kairis.

Advertisement

Lëshimi i urdhër-arresteve shton tensionet midis Rusisë dhe shteteve baltike që nga sulmi i Kremlinit ndaj Ukrainës.

Në një intervistë me gazetën britanike The Times të botuar më 15 janar, Kallas tha se Evropa ka nga tre deri në pesë vjet për t’u përgatitur për kthimin e Kremlinit si një kërcënim serioz ushtarak në krahun lindor të NATO-s. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy