Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e ka në plan të shpallë një mobilizim të përgjithshëm të ushtrisë ruse gjatë fjalimit të tij javën e ardhshme në atë që njihet si “Dita e Fitores”, tha Kremlini të mërkurën më 4 prill.

 

“Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është e pakuptimtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke ju përgjigjur raportimeve të mediave perëndimore se Putini mund të përdorë rastin për të shpallur mobilizimin masiv të rezervistëve, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nëse Putini mund t’i shpallte luftë të plotë Ukrainës gjatë fjalimit të tij të hënën ( 9 maj), Peskov u përgjigj: “Jo. Kjo është e pakuptimtë”.

 

Që kur sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës filloi në fund të shkurtit, Kremlini i është referuar gjithmonë fushatës ushtarake si “operacion special” por jo luftë, raporton agjencia e lajmeve dpa. Fjalimi i Putinit në Moskë do të ndiqet me më shumë vëmendje këtë vit për shkak se pritet që të kuptohet drejtimi në të cilin po shkon lufta në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa media kanë raportuar se udhëheqësi i Kremlinit mund të shpallë një mobilizim të përgjithshëm të ushtarëve dhe rezervistëve në përpjekje për t’i dhënë një vrull të ri luftës në Ukrainë.

 

Rusia feston çdo 9 maj për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në vitin 1945 mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe është e zakonshme që Moska të shfaqë pajisjet e saj më të reja ushtarake.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia do të ekspozojë disa nga armët e saj të reja në paradën e Moskës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë./R.E.L