Sulmet ruse shënjestruan qytetin e Odesës gjatë natës së të hënës. Si pasojë, tre punonjës të supermarketeve u plagosën. Raketat ruse u lëshuan nga deti, ndërsa Ukraina pretendon se ka zmbrapsur çdo sulm, shtuar dhe 15 dronë.

 

“Si rezultat i raketave të lëshuara nga armiku në qendër të Odesës, një konvikt i një prej institucioneve arsimore dhe një supermarket u dëmtuan nga mbetjet,” tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet theksuan se forcat zjarrfikëse po punonin për shuarjen e flakëve në këto godina të prekura nga raketat ruse. Sulmet ruse javën e kaluar  dëmtuan një objekt kritik portual  dhe infrastrukturë kyçe industriale në qytetin jugor, i cili është shënjestruar vazhdimisht nga forcat e Moskës gjatë gjithë luftë.