Rusia sulmon Kievin gjatë natës/ Ukraina: Zmbrapsëm 36 sulme me dronë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon Kievin gjatë natës/ Ukraina: Zmbrapsëm 36 sulme me dronë

Sulmi rus vijon në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit përforcon mbrojtjen e saj ndaj armikut. Në një përditësim të fundit, Ukraina pretendon se Kievi është sulmuar me të paktën 36 dronë rusë gjatë natës.

 

Megjithatë, autoritetet theksojnë se kanë mundur të zmbrapsin sulmet.

 

Advertisement

 “Nuk ishte një natë e lehtë. Ndërsa armiku vazhdoi të terrorizonte Ukrainën, ata përdorën 36 Shaheds (dronë sulmues). Asnjë prej tyre nuk e arriti objektivin”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë. 

 

Nga ana tjetër, kreu i administratët ushtarake të kryeqytetit ukrainas e ka konsideruar si një sulm masiv ndaj Kievit nga armiku.

 

Advertisement

“Armiku vazhdon me taktikat e sulmit në valë, me intervale midis grupeve të dronëve sulmues,” tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit.

 

Në Ukrainën perëndimore, Komanda e Forcave Ajrore të vendit tha se rusët kishin shënjestruar infrastrukturën kritike dhe instalimet ushtarake.

 

Advertisement

Në jug, forcat ukrainase shkatërruan tre dronë mbi rajonin e Mykolaiv dhe një dron mbi Odesa, tha në një deklaratë Komanda Operative Jugore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy