Një sulm me raketa ruse ka vravë dy persona dhe plagosur pesë të tjerë në në rajonin qendror të Poltava të Ukrainës. Lajmi njoftohet nga Andrii Yermak, kreu i zyrës së Presidentit ukrainas, i cili gjithashtu shtoi se sulmi raketor shkaktoi shpërthim të një fabrike në zonë.

 

Zyrtarët lokalë thanë se operacionet e kërkimit dhe heqja e rrënojave janë në vijim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia nuk ka ndalur sulmet në Ukrainë as gjatë natës, duke vrarë të paktën një person tjetër në rajonin jugor të Khersonit dhe duke dëmtuar shtëpitë dhe infrastrukturën në Kryvyi Rih dhe Nikopol aty pranë.